Për ne

Çka është Shkolla?


Shkolla për Integrim Europian është një projekt i inicuar në vitin 2005 nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), qëllimi i të cilit është ngritja e kapaciteteve dhe informimi i drejtë i shoqërisë kosovare mbi Bashkimin Europian dhe procesin e integrimit europian të Kosovës.

Shkolla për Integrim Europian deri më tani


Deri më tani Shkolla për Integrim Europian ka ofruar një program të veçantë të shkollimit mbi historikun, institucionet, kornizën legjislative, politikat dhe proceset e politikave në BE, Europën si një lojtar global, si dhe të ardhmen e rajonit brenda procesit të integrimit europian, me fokus të veçantë në marrëdhëniet Kosovë - BE.  Qëllimi i përgjithshëm i Shkollës ka qenë të përgatisë liderët e ardhshëm të kuptojnë sfidat e Integrimit Europian. Qëllimi kryesor i shkollës është arritur duke ngritur nivelin e njohurisë dhe vetëdijes ndër pjesëmarrësit në çështjet dhe politikat europiane dhe rrjedhimisht të transferojnë dhe përdorin njohuritë e fituara në ambientin e tyre punues. 

Për gjatë ekzistencës së saj, Shkollën e kanë vijuar 17 gjenerata (gati 10 vite) dhe rreth 1000 të diplomuar nga sektorë të ndryshëm si administrata publike, shoqëria civile, mediat, bizneset, organizatat e ndryshme profesionale, organizatat dhe zyret ndërkombëtare në Kosovë, etj. Ky grup i të diplomuarëve paraqet një strukturë të mirë të njerëzve me të cilët mund të punohet edhe më tutje për të ngritur kapacitetet në një nivel më të avancuar. Megjithatë, në Kosovë vazhdon të ketë nevojë për njohuri bazë mbi Bashkimin Europian, institucionet e BE-së dhe politikat kyqe që rregullojnë marrëdhëniet Kosovë – BE.

Zhvillimet në Bashkimin Europian, hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës, ofrimi i mundësive për të nënshkruar marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dheBE-së, nevojat për gazetari hulumtuese nga fusha e BE-së, programimi dhe zbatimi i Kornizës financiare 2014-2020, si dhe intensifikimi i kësaj agjende në vendin tonë, janë elemente që do të ndikojnë në formatin e ri të Shkollës. Duke filluar nga ky vit, Shkolla do të ofrojë aktivitete në disa nivele, të dizajnuara enkas për fillestarë apo studime më të thelluara, ku mund të aplikojnë të diplomuarit e programeve tona dhe të interesuar të tjerë, varësisht nga niveli i njohurive paraprake.

Ndër aktivitetet që do të ofrohen nga Shkolla gjatë vitit 2014 janë:

  • Ligjëratat e hapura me ligjërues eminentë nga Bashkimi Europian;
  • Çmimi për punimin më të mirë hulumtues-gazetaresk nga fusha e integrimit europian;
  • Module bazike të trajnimit për grupe të përzgjedhura; dhe
  • Trajnime specifike të bazuara në nevojat e artikulara nga vetë administrata lokale.


Info të shkurta

FTESË PËR APLIKIM - SHKOLLA PËR INTEGRIM EUROPIAN Shtator – Dhjetor 2014

Shkolla për Integrim Europian (www.shkollaeuropiane.org) është një projekt i nisur në vitin 2005 nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur  - KFOS (www.kfos.org)  dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile - KCSF (www.kcsfoundation.org).

Deri më tani Shkolla për Integrim Europian ka ofruar një program të veçantë të shkollimit mbi historikun, institucionet, kornizën legjislative, politikat dhe proceset e politikave në BE, Europën si një lojtar global, si dhe të ardhmen e rajonit brenda procesit të Integrimit Europian, me fokus të veçantë në marrëdhëniet Kosovë - BE.  Qëllimi i përgjithshëm i Shkollës është të përgatisë liderët e ardhshëm të kuptojnë sfidat e Integrimit Europian. Qëllimi kryesor i shkollës është arritur duke ngritur nivelin e njohurisë dhe vetëdijes ndër pjesëmarrësit në çështjet dhe politikat europiane dhe rrjedhimisht të transferojnë dhe përdorin njohuritë e fituara në ambientin e tyre punues. Për gati dhjetë vite të ekzistencës së saj, Shkollën e kanë vijuar rreth 1000 pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm si administrata publike, shoqëria civile, mediat, bizneset, organizatat e ndryshme profesionale dhe zyret ndërkombëtare në Kosovë.

Zhvillimet në Bashkimin Europian, hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës, nevojat për gazetari hulumtuese nga fusha e BE-së, ngritja e përgjegjsive dhe mundësive në nivelin lokal, programimi dhe zbatimi i Kornizës financiare 2014-2020, si dhe intensifikimi i kësaj agjende në vendin tonë, janë elemente që do të ndikojnë në formatin e ri të Shkollës. Duke filluar nga ky vit, Shkolla do të ofrojë aktivitete në disa nivele, të dizajnuara enkas për grupe të ndryshme varësisht nga niveli i njohurive paraprake. Ndër aktivitetet që do të ofrohen nga Shkolla gjatë vitit 2014 janë: 1) Ligjërata të hapura, 2) Çmimi për punimin më të mirë hulumtues-gazetaresk nga fusha e integrimit europian; 3) Module bazike të trajnimit për grupe të vogla; dhe 4) Punëtori e trajnime specifike të bazuara në nevojat e artikulara nga vetë administrata lokale.

Shkolla ofron 1 modul bazik me 4 punëtori që ofrohet për të gjithë të interesuarit e rinj. Seminari hapës mbahet në Durrës, derisa punëtoritë tjera mbahen në Prishtinë. Ky grup do të ketë gjithsej 20 pjesëmarrës të përzgjedhur. Konkursi është i hapur për të interesuarit e të gjitha komuniteteve etnike që jetojnë në Kosovë. Përparësi në përzgjedhje do të kenë kandidatët të cilët dëshmojnë se pjesëmarrja do ti ndihmojë me njohuri organizatës në të cilën ai/ajo punon. Projekti financohet nga KFOS dhe ofrohet falas për pjesëmarrësit.

Aplikacioni bëhet online dhe duhet të përmbajë të gjitha dokumentet e mëposhtme:
1)    Formulari për aplikim i plotësuar online (webfaqja www.shkollaeuropiane.org )
2)    Rezyme profesionale – CV (shqip, serbisht ose anglisht)
3)    Letër motivimi për pjesëmarrje (shqip, serbisht ose anglisht)
4)    Letër rekomandimi e dedikuar për këtë shkollë – nënshkruar dhe e vulosur nga punëdhënësi.

Afati për aplikim për modulin bazik është 12 shtator, 2014 (e Premte)  ora 14:00

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me e-mail. Informata më të hollësishme për projektin mund të mirren në web faqen e shkollës www.shkollaeuropiane.org ose çdo ditë pune prej orës 10:00 – 12:00 në tel. 038/ 248 - 636 ose përmes emailit [email protected]